Klodeta Dibra
Me pedagogët dhe studentët për një universitet ndryshe
Takim në Fakultetin e Shkencave Sociale dt. 04.04.2016
Prof. Dr. Klodeta Dibra nisi sot takimet në fakultetet që përbëjnë Universitetin e Tiranës. Agenda e këtyre takimeve u hap me Fakultetin e Shkencave Sociale, ku Prof. Dibrës iu bë një mikpritje e denjë dhe e ngrohtë nga drejtuesit e këtij fakulteti, pedagogët dhe studentët. Takimin e hapi Prof. Dhori Karaj, Dekani i FSHS-së. Me pas e mori fjalën Prof. Dibra, e cila ndër të tjera tha “Kam kënaqesinë që tourin e takimeve në fakultete e hap me Shkencat Sociale. Dua së pari të jap një mesazh që ne duhet të zhvillojmë një garë midis njerëzve që duan me të mirën për UT, i cili duhet të jetë ikona e arsimit të lartë në Shqipëri. Unë e shikoj këtë garë në rradhë të parë si pergjegjësi të madhe, një përgjegjësi jo vetëm akademike, por edhe shoqërore”. Pastaj ajo vazhdoi me një prezantim mbi veten dhe arsyet e kandidimit si Rektore, duke theksuar që është pjesë e UT për gati 30 vjet dhe gjithë vitet e jetës profesionale që pas diplomimit i ka kaluar si pedagoge në këtë universitet. Por Prof. Dibrën nuk e tremb as pjesa e drejtimit dhe menaxhimit të universitetit më të madh në vend, duke pasur në konsideratë faktin që ka drejtuar për 8 vjet Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Ajo theksoi që në UT duhet të dominojë fryma e intelektualizmit dhe qytetarisë, dhe ne si formues të brezit të ri duhet të përgatisim jo thjesht profesionistët e fushave përkatëse, por mbi të gjitha qytetare me integritet e vlera morale. Synimi im, theksoi ajo, është ta cojmë UT në majën e universiteteve shqiptare, në më të mirët në rajon dhe një universitet kompetetiv në botë. “Vitin tjetër UT ka pervjetor, mbush 60 vjec. Universiteti ynë ka shumë probleme e mangësi, por ne do punojmë për t’i adresuar ato”, theksoi ajo. Prof. Dibra u ndal me pas në sugjerime e propozime konkrete, si “statusi i pedagogut”, që propozohet për herë të parë nga ajo, duke vënë në dukje që ky status do t’i mbrojë pedagogët nga rreziqet e presionet e terminimit të kontratave nga drejtuesit.
Në fund fjala e saj u përqendrua tek studentët, duke theksuar që motoja e fushatës së saj është “Me studentët, për studentët”. Ajo foli mbi rëndësinë e mobilitetit të studentëve, sipas Kartës së Bolonjës, e cila nuk ka gjetur aspak aplikim. Një tjetër problem që shtroi ishte lidhur me rishikimin e tarifave të studentëve, si dhe pagat e pedagogëve.
Pas fjalës së saj ngritën pyetje dhe diskutuan përfaqësues të studentëve, lidhur me shqetësimet që kishin.
Pas përfundimit të takimit Prof. Dibra shkëmbeu mendime me kolegët e vet pedagogë dhe studentët e pranishëm, në atmosferën mikpritëse dhe të ngrohtë që u krijua.




Describe your image.

Describe your image.

Describe your image.

Describe your image.

Describe your image.

Describe your image.