top of page
Klodeta Dibra
Me pedagogët dhe studentët për një universitet ndryshe
Takim në Fakultetin e Drejtësisë dt 05.04.2016
Prof. Dr. Klodeta Dibra u takua sot me pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë. Takimin e hapi Prof. Dr. Kestrin Katro, zv. Dekane e FD. Më pas fjalën e mori Prof. Dibra, e cila i njohu pjesmarrësit me vizionin e saj të drejtimit të Universitetit më të madh në vend, Universitetit të Tiranës. Ajo ndau me pedagogët dhe studentët problematikat dhe ccështjet që kërkojnë më shumë vëmendje në të ardhmen. Gjithashtu ajo kërkoi dhe ndihmën e pedagogëve, por edhe të studentëve për të shtuar ide apo sygjerime për platformën përfundimtare. Gjatë fjalës së saj ajo u ndal në specifikat që mbart Fakulteti i Drejtësisë dhe ndihmesa që pedagogët do të japing për shkrimin e akteve nënligjore për sa i përket Ligjit të Arsimit të Lartë.
Prof. Dibra sugjeroi edhe nevojën imediate të hartimit të “statusi të pedagogut”, duke vënë në dukje që ky status do t’i mbrojë pedagogët nga rreziqet e presionet të ndërprejes të kontratave nga drejtuesit.
Një vëmëndje të vecantë iu kushtuar edhe studentëve dhe shqetësimeve të tyre. U diskutua për tarifat e rregjistrimit, për mobiliteitn dhe transferimin e studimeve brenda apo jashtë vendit si edhe për mbështetjen që studentët do të kenë nga kandidatia për Rektore, Prof. Dibra.
Në përfundim të fjalës së saj Prof Dibra ftoi të pranishmit të shkembenin ide dhe sygjerime. Pati pyetje nga studentët, të cilët ishin të interesuar të dinin më shumë rreth mundësisë së uljes së tarifave të shkollimit, mobilitetit dhe bursave. Pati pyetje edhe nga pedagogët e pranishëm, të cilët ishin të interesuar të dinin më shumë rreth praktikave mësimore të studentëve dhe mënyrës sesi duhet të funksionojnë më mirë ato. Gjithashtu pedagogët ishin të shqetësuar për mënyrën e administrimit të sistemit kompjuterik të notave duke e cilësuar si një proces që iu zë shumë kohë dhe është shumë I ndërlikuar.
Në fund të takimit u zhvilluan edhe biseda shoqërore me të pranishimit.

20160405_121513_edited

IMG-20160405-WA0006

IMG-20160405-WA0005

IMG-20160405-WA0004

IMG-20160405-WA0003

IMG-20160405-WA0012

20160405_120709_edited

20160405_121513_edited

IMG-20160405-WA0011
bottom of page