top of page

Prof. Dr. Klodeta Dibra sot u takua me pedagogët, stafin jo akademik dhe studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në kuadrin e procesit të zgjedhjes së Rektorit të Universitetit të Tiranës. Takimin e hapi Prof. Dr. Shezai Rokaj, Dekani aktual i fakultetit. Më pas fjalën e mori Prof. Dibra, e cila renditi disa nga pikat kryesore të platformës së saj. Ndër të tjera prof Dibra i njohu të pranishmit më një projekt të shpallur fitues nga Ministria e Arsimit. Projekti daton në vitin 2009 dhe do të financohej nga Banka Botërore, por për fat të keq nuk u realizua pasi rektorati i Universitetit të Tiranës nuk zhvilloi tenderin. Projekti bën fjalë për ndërtimin e një qëndre multifunksionale, radio dhe një kanali televiziv, që do t’i vijë në ndihmë jo vetëm pedagogëve por edhe studentëve. Prof. Dibra i dorëzoi një kopje të projektit Prof. Artan Fugës me cilësinë e Përgjegjësit aktual të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, për ta rishyqyrtuar dhe njëherë e për të bërë ndryshimet e duhura në mënyrë që të mund ta bëjmë pjesë të projekteve të ardhshme të Rektoratit të ri. 

Prof. Dibra i ftoi pedagogët, stafin jo akademik si edhe studentët të bëhen pjesë e platformës së saj përfundimtare duke dhënë ide apo sygjerime për të patur një universitet elitar. Takimi u shoqërua edhe me pyetje nga të pranishmit. Prof. Fuga ishte i interesuar për bordin drejtues të Fakulteteve mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe funksionimit të tij. Gjithashtu ai ngriti edhe problemin e shkollave doktorale, të cilat me pa të drejtë nuk janë lejuar të hapen në universitet publike, duke i dhënë përparësi vetëm atyre private. Prof. Dibra në përgjigjen e saj theksoi se ky është jo vetëm një dëm financiar që i shkaktohet fakulteteve por është një humbje për studentët, pedagogët dhe për gjithë universitet shqipfolëse në rajon.

Prof. Fuga dhe Prof. Mark Marku ngritën shqetësimin e diplomave që nuk përputhen më tregun e punës, por prodhojnë studentë të cilët të vetmen mënyrë punësimi kanë call centers. 
Gjithashtu Prof. Marku ngriti shqetësimin e fillimit me vonesë të vitit akademik për studimet Master në universitetet shetërore, për të favorizuar universitetet private, të cilët fillojnë studimet rreth 1 muaj më parë se ato shtetërore. 

Prof. Fatmira Rama shtroi problemin e kampusit të ri universitar që tashmë duhet të kishte mbaruar. Ajo ishte e intersuar të dinte ç’behej me këtë projekt, a do të zbardhen procedurat e deritanishme dhe c’qëndrim do të mbante Prof Dibra për këtë problem. Prof. Dibra, ashtu si edhe shumica e të pranishmëve, mbështeti fuqishëm rëndësinë imediate të ndërtimit të kampusit të ri universitar, i cili do t’i japi më shumë mundësi studentëve dhe pedagogëve të zhvillojnë një proces mësimor më cilësor. Në të njëjtën kohë ajo premtoi se do të jetë gjithmonë kërkuese ndaj instucioneve përgjegjëse për thithjen e fondeve. 

Një nga studentet e pranishme pyeti Prof Dibrën nëse ndërtimi i bibliotekave digitale apo bibliotekave të hapura, të aksesueshme nga të gjithë studentët dhe pedagogët, do të jenë pjesë e projekteve të saj në të ardhmen. Prof. Dibra e siguroi studenten se ndërtimi i bibliotekave dhe i një sistemi digital komunikimi për studentët dhe pedagogët janë një nga prioritetet e saj si rektore e ardhshme. 

Prof. Mimoza Gjokutaj sugjeroi krijimin e një shtëpie botuese ku të mund të botohen librat e pedagogëve por të shtypen edhe revista akademike të pajisura me ISBN apo ISSN si kërkesë e vazhdueshme për rritjen akademike të pedagogëve. 
Prof Dibra theksoi se ndërtimi i një qëndre multi funksionale ku përfshihen dhe krijimi i një shtëpie botuese është një çështjet e përfshira në platformën e saj. 

Në fund të takimit u zhvilluan edhe biseda shoqërore me të pranishimit.

bottom of page